Vendoset data kur nis censi i popullsisë dhe shtëpive

Më 18 shtator 2023 do të nisë censi i popullsisë dhe i shtëspive, një proces që do të zgjasë 6 javë.

Njoftimi i INSTAT për zhvillimin e censit ka ardhur pasi e shtyu për tre herë. Synimi është për t’i siguruar qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion statistikor të nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit si dhe për të kuptuar situatën demografike, ekonomike dhe sociale të vendit.

Edhe Bizneset duket se kanë nevojë për të dhëna të censit për të përcaktuar se ku mund të lokalizojnë ambientet, për të vlerësuar forcën e mundshme të punës dhe për të vlerësuar tregjet e blerësve.

Censi ka rëndësi pasi prodhimi i rezultateve çdo dhjetë vjet është një kërkesë në nivel botëror dhe ndihmon procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Njohja e numrit dhe strukturës së popullsisë sipas moshës dhe gjinisë është jetike për vendin tonë, qoftë në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, si dhe brenda komuniteteve të ndryshme.

Për herë të parë përgjigjet do të regjistrohen nga anketuesit në tableta.

*Tibo News