Vendoset barrikadë në afërsi të Merdares, pala serbe mbyll pikëkalimin kufitar

Në ditën e 19-të nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, pikëkalimi kufitar në Merdare është mbyllur për shkak të vendosjes së barrikadave nga pala serbe. Ministria e Punëve të Jashtme e u ka bërë thirrje emigrantëve të përdorin pika të tjera.

Rruga Prishtinë-Nish, që kalon përmes Merdares, përdoret për qarkullim nga diaspora e Kosovës, por edhe nga serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, autoritetet në Kosovë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, atë në Jarinjë dhe Bërnjak.