Zbardhen ndëshkimet e Bordit të Hidrokarbureve ndaj pikave të karburanteve

Është botuar në fletoren zyrtare akti normativ që përcakton rregullat e funksionimit të shoqërive të hidrokarbureve në situatën emergjente krijuar nga lufta në Ukrainë. Kush nuk respekton çmimin tavan që Bordi vendos në varësi të bursës, gjobitet e në rast përsëritje humb licencën.

Gjobat variojnë nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën dhe të gjitha paratë do të shkojnë 100% në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, të gjitha kompanitë e kanë detyrim që të mbajnë rezerva për 90 ditë në avancë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë biznesi përjashtohet për një periudhë 3-vjeçare nga mundësia për të marrë pjesë në një tender dhe gjobë për 50% e vlerës të produkteve rezervë që i mungon. Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër.