Vendi i çuditshëm ku kanë bërë dashuri Ronaldo dhe Georgina

Sezoni i dytë i dokumentarit ‘Io soy Georgina’ po bën sërish bujë në rrjet por kësaj here Georgina Rodríguez ka rrëfyer detaje të pathëna më parë rreth marrëdhënies së saj me Cristiano Ronaldon.

Duket se sezoni i dyti nuk ka mbetur pas, pasi në Spanjë është më i ndjekuri i momentit në platformën Netflix. Në një pjesë nga dokumentari modelja u tregon miqve të saj se ajo dhe Ronaldo kishin bërë seks në spa në shtëpinë e tyre.

“E shmanga notin në det përshkak të tatuazhit të ri që kisha bërë dhe po prisja të thahej, por kur u ktheva në shtëpi Cris më tha të shkoja në spa ”, tha Georgina.

Më tej, ajo shtoi se “Isha e lodhur, pasi u detyrova t’i mbaja duart kështu, edhe po prisja në spa”.

Një nga mikeshat i tha se “dashuri mund të bësh në shtrat, por jo në banjën e spa-së”, të cilës ajo iu përgjigj “jo, ne e bëmë atje”.

Kjo është hera e parë që Georgina ka folur për marrëdhëniet seksuale me Cristianon.

Kujtojmë gjithashtu së sezoni i dytë i ‘Io soy Georgina’ tregon për një vit shkatërrues për modelen për shkak të humbjes së foshnjës së porsalindur dhe disa detaje të tjera nga jeta e saj me Cristiano Ronaldon.