Vendet nëpër botë që kanë statujën e Skënderbeut

Kushdo që viziton Tiranën, i bie në sy sheshi kryesor ku qëndron statuja krenare e njeriut mbi kalë që për shqiptarët është Heroi, ai i vërtetë. Sheshi Skënderbej mban këtë emër pasi aty ndodhet statuja e Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai është Heroi Kombëtar Shqiptar, titulli më i lartë që mund të ketë një shqiptar. Ai është simbol i trimërisë, besnikërisë, urtësisë dhe bashkimit të kombit shqiptar. Jo vetëm Sheshi mban emrin e Skënderbeut, por edhe fshatra, rrugë, shkolla, ekipe futbolli, tituj, në kartëmonedha etj.

Statuja të Skënderbeut gjenden edhe në vende të tjera nëpër botë. Në fakt janë shtatë sheshe në mbarë botën që mbajnë emrin Skënderbeu: Tiranë, Çikago, Zyrih, Shkup, Prishtinë, Romë, Paris.

Ndërsa statujat e tij janë të shumta; në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan, Spanjë, Australi etj.

Në të gjitha këto sheshe dhe statuja, heroi shqiptar qëndron i hipur mbi kalë, si simbol i një luftëtari që nuk lejoi kurrë armikun të mposhte vendin e tij.

Jeni kuriozë të shihni me foto se ku ndodhet statuja e Skënderbeut?

*Tibo News