Vendet në BE ku kërkohet ende maska e fytyrës

Maskat e fytyrës nuk kërkohen më për pasagjerët që fluturojnë në shumë destinacione të BE-së, por Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja janë ndër vendet që mbajnë ende rregullin e maskave.

Lehtësimi i masave në BE nga e hëna është në përputhje me ndryshimin e udhëzimeve anti- Covid për transportin publik në të gjithë Evropën.

Franca ka hequr detyrimin e maskës së fytyrës në avionë, trena dhe autobusë.

Por Italia kërkon që pasagjerët të vazhdojnë të mbajnë maskat më mbrojtëse të llojit FFP2 në transportin publik deri më 15 qershor.

Në 27 vendet e BE-së, vendet e tjera që kërkojnë ende maska ​​​​për fytyrën gjatë fluturimeve janë: Portugalia, Austria, Qipro, Estonia, Lituania, Malta, Holanda dhe Luksemburgu.

*Tibo News.