
Vendet ku mund të udhëtosh pa kushtin e vaksinës
Po vjen pranvera, temperaturat do të rriten dhe dëshira për të udhëtuar do të jetë më e madhe. Por nëse nuk jeni të vaksinuar, opsionet janë më të limituara. Shumë vende kërkojnë dy doza të vaksinës për të zbritur nga avioni e për nisur menjëherë aventurën, ndërsa të pavaksinuarit detyrohen të futen së pari në karantinë. Dhe të kalosh thuajse dy javë në dhomën e hotelit në izolim, nuk duket dhe aq relaksuese. Normat e vaksinimit gjithashtu kanë ndryshuar nga vendi në vend. Për shembull, në disa vende në SHBA personat mbi 5 vjeç duhet të jenë të vaksinuar me dy doza për të hyrë në restorant, e ndërkohë që fëmijët në Britani e shumë vende të tjera nuk kanë bërë asnjë dozë vaksine.
Ende nuk dihet se sa do vijojë të funksionojë kështu bota, por ajo që dihet është se Pandemia e Covid nuk ka përfunduar dhe udhëtimet nuk janë ‘normale’. Disa vende nuk kërkojnë vaksinë, dhe Shqipëria është në listën e publikuar nga Metro britanik.
Vendet ku mund të udhëtoni aktualisht pa vaksinim janë:
Albania
Aruba
Bahamas
Belize
Bosnia and Herzegovina
Burundi
Cape Verde
Comoros
Costa Rica
Cuba
Croatia
Cyprus
Dominican Republic
Egypt
El Salvador
Eswatini
Gambia
Georgia
Gibraltar
Greece
Guinea-Bissau
Haiti
Hungary
Iceland
Ireland
Israel
Jordan
Kazakhstan
Kenya
Kyrgyzstan
Lebanon
Lesotho
Luxembourg
Madagascar
Malawi
Mexico
Monaco
Mozambique
Namibia
Nepal
Nicaragua
North Macedonia
Norway
Oman
Panama
Portugal
Russia
Rwanda
São Tomé and Príncipe
Senegal
Serbia
Seychelles
Slovenia
Somalia
South Africa
Sri Lanka
St Lucia
St Maarten
St Vincent and the Grenadines
Sudan
Tajikistan
Tanzania
Turkey
Uganda
Venezuela
Zambia
Shumica e këtyre vendeve do të kërkojnë një test për hyrjen – testin PCR ose në disa raste testin Antigjen – i cili duhet të jetë me rezultatin negativ. Për shkak të mbështetjes në turizëm këto vende kanë hapur dyert edhe për të pavaksinuarit.