Vëmendjen në vend të Mbretit Charles e mori ky princ i vogël, ja pse

Ndërsa Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla patën ditën e kurorëzimit, një princ i vogël pesëvjeçar mori të gjithë vëmendjen e atij evenimenti që e gjithë bota thuajse e ndoqi.
Gjatë 10 minutave që Charles dhe Camilla ndodheshin jashtë Pallatit Buckingham, atyre iu bashkuan anëtarët e familjes mbretërore.

Midis tyre ishin Princi ëilliam, Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, nëntë vjeç, Princesha Charlotte, tetë vjeç dhe Princi Louis, pesë vjeç.

Por, sado që ishte një moment historik, princi i vogël nuk dukej se po argëohej shumë.
Princi Louis e kaloi pjesën më të madhe të procedurës familjarë mbretërore duke bërë disa mimika ku shfaqet paksa i mërzitur.
Mediat kapën princin teksa vendoste kokën mbi bordurën e ballkonit, dhe duke lëvizur duart, duke bërë lëvizje sikur të ishte duke luajtur piano dhe kitarë.

Dhe gjeste të tilla sigurisht që janë të pranueshme tek një fëmijë i vogël, i cili para së gjithash është thjesht një fëmijë dhe më pas është një princ, por rëndësinë e këtij titulli do e kuptojë më vonë, ose ndoshta do të veprojë si xhaxhai i tij Harry.

Shihni disa nga momentet më epike të princit Louis gjatë eventimentit për Mbretin Charles dhe bashkëshorten e tij.