
Vëllezërit e mitur gjenden të gjallë pas 4 javësh në pyjet e Amazonës
Janë gjetur të gjallë pas 4 javësh dy vëllezër të mitur që kishin humbur në pyjet e Amazonës.
Glauco, 7 vjeç dhe vëllai i tij Gleison 9 vjeç u larguan më 18 shkurt nga shtëpia e tyre në rezervatin Lago Cabana në Brazil për të kërkuar zogj të vegjël.
Pasi nuk u bën të gjallë për disa ditë, autoritetet nisën një mision kërkimi në xhungël në 26 shkurt, por ato u ndërprenë më pas. Fatmirësisht, djemtë u gjetën rreth 6 km larg shtëpisë së tyre nga një druvar.
Burri i gjeti fëmijët në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe të dobësuar në maksimum. Ata i treguan prindërve se nuk kishin ngrenë asgjë dhe se kishin pirë vetëm ujë.