
Veliaj thellon diferencën me 20 mijë vota me Këlliçin në Tiranë
Kryebashkiaku Erion Veliaj është pranë fitores së thellë në Tiranë. Deri më tani Veliaj ka marrë 60 241 vota ose 53.02 përqind, ndërsa rivali i tij Belind Këlliçi nuk ka arritur të marrë më shumë se 40851 vota ose 35.69 për qind të votave.
Kjo diferencë e thellë u paralajmërua dhe nga sondazhet e shumta të publikuara në media të ndryshme që e nxirrnin Erion Veliajn fitues të padiskutueshëm në Tiranë. Socialistët fituan me rezultat të thellë edhe në Kamëz dhe në Vorë, dy zona ku Veliaj është dhe drejtues politik i PS-së.