Veliaj shigjetar, Këlliçi ujor, çfarë thotë horoskopi për ta?

Garën për Bashkinë e Tiranës e fitoi bindshëm Erion Veliaj, përpor programit dhe bindjes së Belind Këlliçit se do ta marrte ai këtë radhë Tiranën. Qytetarët folën me votë, ndërsa njerëzit duan të dinë më shumë rreth këtyre dy (tashmë ish rivalëve politikë).
Sipas ditëlindjes së tyre, Erion Veliaj i përket shenjës së shigjetarit, ndërsa Belind Këlliçi i përket shenjës së Ujorit.
A tregon kjo diçka për popullaritetin dhe karakterin e tyre? Astrologët thonë sigurisht që po.

Belind Këlliçi, 25 janar 1987

Ujori: Mund të jeni introvertë, por kjo nuk do të thotë që nuk dini si të argëtoheni. Ju keni një kombinim të lakmueshëm të inteligjencës dhe intuitës dhe jeni në gjendje të identifikoni mundësi pozitive edhe në kohë të vështira.

Erion Veliaj, 17 dhjetor 1979

Shigjetari: Rruga më e rrëzikshme është ajo që ju bën të ndërmerrni dhe të mos trembeni! Trimëria juaj është e admirueshme dhe ju bën shumë të përshtatshëm për rolet drejtuese. Ju gjithashtu keni shumë ambicie dhe asgjë nuk ju ndal të arrini aty ku doni.