
Veliaj reagon për ngjarjen në TV privat: Akt kriminal
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ngjarjen në një televizion privat kombëtar, ku pas disa të shtënave me kallashnikov, ka mbetur i vrarë një nga anëtarëtt e personelit të sigurisë. Veliaj e quan akt kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Ai shpreh ngushëllime për familjarët dhe u bën thirrje organeve ligjzbatuese për të zbardhur sa më parë ngjarjen.
Sot jemi të gjithë solidarë me @topchanneltv , pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. 😔
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes. pic.twitter.com/6bLyBVcPe5
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 27, 2023
Ndërkaq, policia ka publikuar informacionet paraprake të ngjarjes:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
*Tibo News