AlbanianEnglish

Veliaj nxjerr vendimin e Këshillit Bashkiak dhe tregon mashtrimin e Tabakut

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerrë për herë të dytë blof kryetaren e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku në lidhje me vendimin për procedurat për inceneratorin e Tiranës. Gjatë debatit në mbledhje, Veliaj deklaroi se ka qenë Qarku i Tiranës që ka përcaktuar Bashkinë e Tiranës për t’u shprehur dhe se ai ka kthyer përgjigje vetëm për Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se ai është shprehur vetëm në parim për procedurën dhe më pas ka qenë Këshilli Bashkiak i Tiranës për ta marrë vendimin.

Veliaj i kërkoi Tabakut që të mos dëgjojë Monika Kryemadhin dhe të mos gënjejë, pasi është edhe e dënuar për shpifje nga gjykata.

Tabaku: Në 27.3.2017, kërkesës së Bllakos për ineceneratorin e Tiranës jeni shprehur po. Cila pikë e ligjit për qeverisjen vendore ua autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë tiranë.

Veliaj: Me autorizon, ligji i qeverisë Berisha qe parashikon se kryetarët e qeverive të njësive vendore, janë përgjegjës për realizimin e detyrave në territorin e Bashkive. Pra me autorizon ligji për mirëmbajtjen e qytetit të Tiranës.

Tabaku: Ka një vendim të këshillit bashkiak

Veliaj: Në përgjigje të shkresës suaj për procedurat koncensionare ju bëj me dije se bashkia Tiranë nuk flas për qarkun. Më keni vënë atribute që nuk i kam.

Tabaku: Lexo vendimin

Veliaj: Je e dënuar sistematikisht për shpifje.

Veliaj: Unë them vetëm jam në parim me studimin. Ky Mavria (Isa Sakja) shkon në detaje dhe thotë që marr përsipër detyrimet që janë për bashkiën Kavajë. Në dallim nga kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Kavajës,

106 këshilli bashkiak i thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për angazhimi. Kryetar Aldrin dalilipi që është dhe kryetar i qarkut. Ndërkohë bashkitë që drejton PD i përgjigjen vetë.

Debati Tabaku-Veliaj në Komision, kryebashkiaku: Je denuar për shpifje, të kam mundur në gjyq

You don't have permission to register