Veliaj njofton qytetarët për Ditën e Verës, ja surprizat
Dita e Verës, 14 Marsi nuk është larg dhe kryebashkiaku Erion Veliaj njofton mbi përgatitjet që po bëhen, që ajo ditë të jetë festive për qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.
Përmes një postimi në Facebook, Erion Veliaj skruan se ditën e Verës do të ketë mbi 34 evente në disa vende të ndryshme në kryeqytet.
“Dita e Verës, festa e të gjithë Shqiptarëve! Mos e humb, 14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.
Qendra e festimeve për ditën e Verës do të jenë zonat si: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku, Parku i madh i Liqenit si dhe Sheshi “Skënderbej”.