
Veliaj në Uashington, pritet nga kryetarja e Kongresit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi.
Veliaj e informoi Pelosin lidhur me zhvillimet e fundit dhe e ftoi atë për një vizitë në Tiranë. Kryebashkiaku shprehet se marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot në nivelin më të mirë dhe vendi ynë gëzon një reputacion që nuk e ka patur kurrë më parë.
Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Uashington do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme.