AlbanianEnglish

Veliaj mesazh opozitës: S’mund të rrezikosh jetë njerëzish për 5 a 10 vota

“Për 5 a 10 vota nuk mund të rrezikosh jetë njerëzish”, Veliaj mesazh opozitës: Ja pse pallati në Tufinë i shpallur i rrezikshëm duhej prishur në kohë, që tërmeti të mos e kish kthyer në katastrofë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozites që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve, për hir të disa votave në zgjedhje.

Nisur nga tërmeti që ra mbrëmjen e djeshme, Veliaj tha se kjo ishte arsyeja se pse pallati nr. 4 në Tufinë, i shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë.

“Ekipet e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë janë tashmë në fshatrat e largët të njësisë Zall Bastar për të vlerësuar 4 shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mbrëmë! Këshilli Bashkiak do të akordojë ndihmën financiare për riparimet! Mirënjohje skuadrës sonë profesioniste!
Ja pse pallati në Tufinë i shpallur i rrezikshëm nga Inst. Ndërtimit duhej prishur në kohë, që tërmeti i rradhës të mos e kish kthyer në katastrofë. Ndaj o miq, përtej partive e fushatës, duhet menduar për qytetarët! Për 5 a 10 vota nuk mund të rrezikosh jetë njerëzish”, deklaroi Veliaj.

*Tibo News

You don't have permission to register