Veliaj dorëzon medaljet për Kampionatin Botëror të Mundjes për të rinjtë

Në vitin e Qytetit Europian të Sportit, Tirana numëron aktivitete të shumta sportive.

Kryeqyteti shqiptar mikëpriti për herë të parë Kampionatin Botëror të Mundjes për të rinjtë deri në 23 vjeç ku morën pjesë mbi 1100 sportistë e trajnerë nga 60 vende të botës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi dorëzoi disa nga medaljet tha se në vitin e Qytetit Europian të Sportit, kryeqyteti shqiptar ka pritur më shumë se një mijë aktivitete sportive.

Veliaj tha se do të vazhdojnë të mbështesin sportin dhe sidomos atë në komunitet, duke hapur të gjitha palestrat që të rinjtë të mësojnë nga më të mirët e botës.