Veliaj dhuron certifikatë mirënjohje për dy vullnetarë

Dy gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe “Sami Frashërit”, në kryeqytet janë shpallur vullnetarët e vitit 2023.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, shpërndau certifikata mirënjohje për të rinjtë, të cilët i kanë kushtuar rëndësi komunitetit.

“Të qenit vullnetar nuk është çështje e një vendi që ka apo e një vendi që s’ka të ardhura, nuk është as çështje e mundësive të atyre që kanë shumë para, apo pak para. Vullnetarizmi nuk del kurrë nga moda dhe unë jam super krenar për secilin prej jush, që i ka dhënë një orë, një ditë, një javë, apo qoftë edhe një aktivitet të vetëm si vullnetar Bashkisë së Tiranës dhe qytetit tonë. Është shumë e rëndësishme të dilni mirë në mësime, ajo është detyra juaj kryesore, por unë besoj se përveçse të jeni nxënës i mirë, të qenit një djalë, një vajzë e mirë, që qenit një qytetar i mirë është po aq e rëndësishme.”

Nxënësit e dy gjimnazeve të Tiranës që morën certifikata si vullnetarët më të mire të këtij viti u shprehën mirënjohës për këtë vlerësim.