Veçoritë pozitive që nuk i dinim për çamçakëzat

Për të gjithë ata që i preferojnë së tepërmi çamçakëzat shkenca ka një lajm shumë të mirë.

Përtypja e çamçakëzit është një zakon i njohur si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët dhe shumica e përdorin atë për frymëmarrje të freskët por përveç kësaj, nga disa përdoret sepse i ndihmon që të lënë duhanin. Por çamçakëzi ka edhe disa veçori të tjera pozitive që shumë prej nesh nuk e dinë. Përmirëson tretjen dhe ju bën më të zgjuar! Sipas një studimi, përtypja e çamçakëzit pas një operacioni stimulon sistemin tretës, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë rast.

Përveç kësaj, një studim i kryer nga shkencëtarët në Universitetin St. Laërence në Nju Jork dhe të publikuar në revistën franceze Appetite, tregon se akti i përtypjes mund të shkaktojë një rritje të rrjedhjes së gjakut në tru dhe në këtë mënyrë të maksimizojë oksigjenimin dhe aftësitë e tij.