Vdes nga ataku kardiak teksa varroste të dashurën që sapo e kishte vrarë

Policia në SHBA zbuloi se si një burrë pësoi atak në zemër teksa varroste të dashurën e tij që sapo kishte vrarë.

Autoritetet u thirrën në një shtëpi në Trenton kur fqinjët panë Joseph McKinnon, 60 vjeç, të shtrirë në kopshtin e tij pa lëvizur.

Mjekët e ndihmës mjekësore mbërritën shpejt në vendngjarje dhe u përpoqën të shpëtonin McKinnon me ngjeshje në gjoks, megjithatë ai përfundimisht u deklarua i vdekur.

Ata kërkuan të afërmin e tij, e dashura Patricia Ruth Dent. Gruaja 65-vjeçare ndodhej në pronë e mbështjellë me thasë plehrash dhe e shtrirë në një gropë gjysmë të groposur.

Çifti jetonte në të njëjtën shtëpi, por raporti i mjekut zbuloi shkaqe të ndryshme të vdekjes.

Sipas autopsive të kryera në të dy trupat, shkaku i vdekjes së McKinnon u konfirmua të ishte një arrest kardiak, ndërsa Dent vdiq nga mbytja.

Bazuar në provat që u mblodhën në vendngjarje dhe deklaratat e dëshmitarëve, hetuesit tani besojnë se Dent u mbyt nga McKinnon brenda shtëpisë së tyre të përbashkët.

Sherifi i Qarkut Edgefield, Jody Rowland tha se hetimi u zhvillua në kopështin ku u gjet 65-vjeçari.

“Shtëpia ishte pastruar rishtas, por ne mundëm të identifikonim gjakun në shtëpinë që u testua si e Dent. Kjo na ktheu te gropa që po gërmonte McKinnon. Zbritëm në gropë dhe filluam të gërmonim përreth. E zbuluam aq sa gjetëm qese të zeza plehrash.”

McKinnon akuzohet se e ka mbështjellë Dent në thasë plehrash dhe e ka tërhequr trupin e saj të pajetë jashtë për ta hedhur në një gropë që ai kishte hapur.

Por, ndërsa ishte në gjysmë të rrugës për të varrosur të dashurën e tij, autoritetet besojnë se ai la mënjanë lopatën e tij dhe u përpoq të largohej përpara se të rrëzohej në tokë.

Pikërisht aty ai pësoi një atak fatal në zemër, disa metra larg vendit ku po varroste trupin e Dentit.