Vdes në rrethana misterioze oligarku rus në Francë

Një tjetër oligark rus ka vdekur në rrethana misterioze. Dmitry Zelenov vdiq pasi u rrëzua nga shkallët në qytetin Antibes në rivierën franceze. Pesëdhjetë vjeçari, ishte jashtë për darkë me disa miq kur filloi të ndihej i sëmurë. Pas kësaj, ai dyshohet se ra nga shkallët dhe pësoi lëndime fatale në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.