Ndërron jetë Mbretëresha Elizabeth II e Britanisë

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vite.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore.

Familja u mblodh në pronën skoceze pasi gjendja shëndetësore e saj nisi të kishte komplikime.

Me vdekjen e saj, djali i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do ta udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Buckingham Palace doli në një deklaratë ku u tha se Mbretëresha vdiq në Balmarol mbasditen e 8 shtatorit.

Mandati i Mbretëreshës Elizabeth II, në krye të  shtetit përfshiu masat shtrënguese të pasluftës, tranzicionin nga perandoria në Commonwealth, fundin e Luftës së Ftohtë dhe hyrjen e tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë sundimit të saj u ndërruan 15 kryeministra duke filluar me Winston Churchill, i lindur në 1874, dhe duke përfshirë Liz Truss, emëruar nga Mbretëresha në fillim të javës.