
Vazhdon spektakli i Nations League, kush fitoi mbrëmjen e djeshme
Në ndeshjet e Nations League, anglezët u mposhtën në shtëpinë e vet nga Hungaria me rezultatin 4-0, ndërsa Gjermania mposhti në shtëpi me rezultatin e thellë 5-2 Italinë.
Kështu, në grupin 3 të Ligës A, Hungaria kryeson me 7 pikë.
Po në Ligën A në grupin 4, Holanda mposhti Uellsin me rezultatin 3-2.
Po në të njëjtin grup, Belgjika mposhti minimalisht Poloninë me rezultatin 1-0 .
Pas 4 ndeshjesh, grupin e kryeson Holanda me 10 pikë.
Në Ligën B, Armenia u mposht në shtëpi nga Skocia me rezultatin 4-1, ndërsa Bosnja mposhti Finlandën me rezultatin 3-2.
Fitoi edhe Mali i Zi me rezultatin 3-0 ndaj Rumanisë, ndërsa sfida Ukrainë-Irlandë u ndal në barazim 1-1.
Në Ligën C, Turqia mposhti 2-0 Lituaninë, ndërsa sfida Luksemburg – Ishujt Faraoe u ndal në shifrat 2-2.
Në Ligën D, Moldavia mposhti Andorrën 2-1, ndërsa Letonia mposhti në transfertë Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0.