Vazhdojnë përmbytjet në Sidnei, evakuohen 50,000 njerëz

Shirat e rrëmbyeshëm goditën bregun lindor të Australisë të martën duke e përkeqësuar krizën e përmbytjeve në Sidnei.

Rreth 50,000 njerëz në të gjithë Uellsin e Ri Jugor, shumica në perëndim të Sidneit, u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi lumenjtë u rritën me shpejtësi dha kapën nivelet e rrezikut.

Qeveria federale i shpalli përmbytjet një fatkeqësi natyrore, duke ndihmuar banorët e goditur nga përmbytjet të marrin mbështetje për financimin e urgjencës dhe rreziku i përmbytjeve mund të mbetet gjatë gjithë javës.