Varhelyi: Të hapen kapitujt e parë, Shqipëria s’ka pse pret Maqedoninë e Veriut

Nuk ka asnjë arsye që kapitujt e negociatave me Shqipërinë të vazhdojnë të mbeten pa u hapur. Këtë deklaroi Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi në Forumin Liberal Europian në Sofje, i cili ja kujtoi BE-së faktin që Shqipëria nuk ka pse të presë Maqedoninë e Veriut.

“Kemi përfunduar procesin “Screening” me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presim të hapim kapitujt e parë për Shqipërinë. Jemi gati të përparojmë në këtë drejtim edhe me Maqedoninë e Veriut, sapo të përmbushen kushtet”.

Në Qershor priten zgjedhjet europarlamente, ndërkohë që Varhelyi tha se zgjerimi i BE me vende të reja anëtare është një prej çështjeve kryesore të diskutimit.

Zyrtari i lartë i BE-së e konsideron si investimin më të madh gjeostrategjik afrimin e rajonit që ndodhet në kufijtë e unionit me Bashkimin Europian. Pasi kjo siç deklaron ai, do e mbronte Ballkanin Perëndimor nga krizat si ajo e Ukrainës.