“Valentino” në Javën e Modës në Paris

Java e Modës erdhi sërish dhe marka të ndryshme prezantuan koleksionet e tyre. Në mesin e markave ishte dhe shumë e njohura “Valentino”.

Kjo markë prezantoi koleksionin e saj Pranverë-Verë 2023 dhe përfshinte veshje të tejdukshme e të zbukuruara me temina.

Ajo që ra më shumë në sy në gjithë sfilatat e Javës së Modës ishte se shumë stilistë për sezonin e ri kanë zgjedhur një larmishmëri ngjyrash të ndezura, që përfshijnë jeshilen, të verdhën, blunë ,etj.

Ndërkohë Valentino, gjatë Javës së Modës prezantoi veshje që tregonin njëkohësisht klas dhe elegancë, të gjitha në ngjyrën e kuqe, duke filluar nga këpucët, getat e deri te fustanet.

Veshjet për meshkuj ishin të përbëra kryesisht me ngjyra nude, në kostume ashtu edhe në veshjet Casual.

Java e Modës është zhvendosur në Paris, që prej 26 Shtatorit dhe do të zgjasë deri më 4 Tetor.