
Valë emigrantësh në Austri
Valë emigrantësh në Austri, 400 persona kalojnë kufirin çdo ditë.
Autoritetet austriake janë shumë të shqetësuara, pasi numri aktual i emigrantëve i ngjan valës së madhe të vitit 2015.
Gjendja e jashtëzakonshme mbretëron në kufirin austro-hungarez, në provincën Burgenland.
Sipas të dhënave të policisë së krahinës, në atë kufi gjenden mesatarisht 3 mijë emigrantë të paligjshëm.
Çdo ditë, policia gjen rreth 400 emigrantë të tillë dhe në disa ditë nga 700 deri në 800.