Vala e vdekjeprurëse e të nxehtit përfshin Lindjen e Mesme, temperaturat në Izrael shënojnë 46 gradë Celsius

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka prekur Lindjen e Mesme, ndërsa temperaturat në Izrael janë rritur në 46 garadë Celcius. Shërbimi Meteorologjik i Izraelit parashikon se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të dielën. Ekspertët rekomandojnë të pihet shumë ujë, të mos lihen fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara dhe të shmanget dalja nga ora 11:00-13:00 kur dielli arrin pikën.