
Vala e të nxehtit: Pse parashikuesit e motit po ‘sulmohen’?
Parashikuesit e motit u përballën me nivele të larta të sulmimit dhe bullizimit në rrjetet sociale gjatë vapës ekstreme të këtij muaji në Mbretërinë e Bashkuar.
Meteorologu Matt Taylor tha se ai kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë në gati 25 vjet duke punuar në këtë fushë.
Shumica e sulmeve duket se janë shkaktuar pasi u krijuan lidhje midis valës së të nxehtit dhe ndryshimit të klimës.
Mbretëria e Bashkuar pa temperatura të larta rekord më 19 korrik, me tejkalimin e 40°C për herë të parë. Dhjetëra vende panë temperatura mbi rekordin e mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar prej 38,7 gradë Celsius dhe 15 shërbime zjarrfikëse shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të flakëve.
Met Office vlerësoi se vala e të nxehtit ishte bërë 10 herë më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike.
Parashikuesit e Met Office dhe Royal Meteorological Society ishin kryesisht në shënjestër.
Anëtarët e këtij organi u përballën me “tallje publike, akuza për gënjeshtra ose shantazh”, tha shefja ekzekutive e Shoqatës Mbretërore Meteorologjike, Liz Bentley.
Meteorologu kryesor i Met Office Alex Deakin tha se “kjo është e frikshme”, duke shtuar: “Më duket më zhgënjyese dhe fyese për kolegët e mi, disa nga mendjet e ndritura në shkencën e klimës. Tregoni pak respekt dhe bëni pak më shumë kërkime, sesa thjesht t’i besoni Bobit në pijetore ose Tonin në YouTube.”
Postimet në Twitter akuzuan Met Office për përhapjen e “alarmit” dhe “histerisë”, duke thënë “të ndalojnë së frikësuari njerëzit”.
Qindra njerëz kanë ndarë gjithashtu përvojat e tyre të valës së të nxehtit të vitit 1976 në mediat sociale, ku shumë prej tyre bëjnë sugjerimin e rremë se vala e të nxehtit të këtij muaji nuk ishte “ndryshe”.
Temperatura maksimale në vitin 1976 ishte 35.9°C, më shumë se katër gradë më e ulët se 40.3°C e regjistruar më 19 korrik 2022. Nëntë nga 10 ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë që nga viti 1990, sipas Met Office. Dita më e nxehtë e vitit 1976 renditet e 13-ta në listën e ditëve më të nxehta të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar.
Periudhat e nxehtësisë intensive ndodhin brenda modeleve natyrore të motit, por ato po bëhen më të shpeshta në mbarë botën, më intensive dhe po zgjasin më gjatë si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
“Frikësim absolut. Vala e të nxehtit u krijua të dielën në mbrëmje nga avionët që shpërndanin substanca që bllokuan diellin dhe krijuan një kub nxehtësie për të kapur nxehtësinë brenda tij, në mënyrë që të lëshonte një efekt serë, kështu qeveria të mund të përdorë këto statistika për të justifikuar axhendën e tyre për ndryshimet klimatike.”
Meteorologu i BBC-së Tomasz Schafernaker tha: “Ajo që më acaron më shumë është kur më akuzojnë për shtrembërim të së vërtetës. Si meteorologë, ne raportojmë fakte. Nuk ka asnjë komplot.”
Jennifer Bartram, parashikuesja e motit në BBC North East, e lidhi nivelin e abuzimit me atë që ajo e shihte si dezinformim i lartë.
“Kam vënë re që abuzimi po bëhet më i shëmtuar dhe më personal, dhe është shumë demoralizuese kur përpiqesh të bësh punën tënde”.
Matt Taylor tha se mbulimi i valës së të nxehtit ishte “me të vërtetë emocionues” dhe ndihej “si një pikë kthese e vërtetë në qëndrimin publik dhe realizimin e asaj që ka ndodhur me klimën tonë”.
Ai shtoi: “Moti është shumë emocionues. Ajo i bën njerëzit kaq të lodhur. Ajo që është e mirë për disa është e keqe për të tjerët dhe anasjelltas.
“Klima jonë ka ndryshuar, kështu që raportimi dhe reagimi ynë gjithashtu duhet të ndryshojë. Gjithçka që po përpiqemi të bëjmë është t’u sjellim njerëzve faktet.”
“Është krejtësisht e papranueshme që çdo anëtar i stafit të abuzohet me emrin e tyre në mediat sociale thjesht se kanë bërë punën e tyre.”