Vala e të nxehtit ‘godet’ Shqipërinë dhe Kosovën

Shqipëria dhe Kosova po përjetojnë një valë të të nxehtit me temperatura ditore që kanë arritur në më shumë se 37 gradë. Dhe banorët e Kosovës, kryesisht ata të Mitrovicës thonë se e kanë të pamundur edhe të punojnë për shkak të temperaturave përvëluese.

Por pavarësisht temperaturave të larta,  shumë nga punëtorët në Kosovë po punojnë gjatë gjithë ditës nën diellin përvëlues. Ndërsa në Shqipëri shumë qytetarë kanë shfrytëzuar ujërat e detit Adriatik dhe Jon për ti shpëtuar valës afrikane.

Autoritetet në Kosovë dhe në Shqipëri iu kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, pasi temperaturat e kësaj jave mund të shkojnë afër 40 gradë Celsius.