
Vaksina kundër HPV pritet të kthehet me detyrim
Kalendarit të detyrueshëm të vaksinave në Shqipëri pritet t’i shtohet edhe vaksina kundër virusit “human papiloma”, që shkakton kancerin e qafës së mitrës.
Mjekët gjinekologë vlerësojnë se kjo vaksinë e aplikuar në vendet e zhvilluara është e domosdoshme dhe e sigurt.
Studimet kanë treguar se 1 në 10 gra preken nga viruset papiloma duke i vënë në risk për jetën.
Shqipëria ka numrin më të lartë të grave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, incidenca e kësaj sëmundje në vendin tonë është 9.3 të infektuar për 100 mijë gra.
*Tibo News