Vaksina e parë në botë që mund të shpëtojë bletët dhe jo vetëm

Qeveria amerikane ka miratuar vaksinën e parë në botë për bletët. Kjo vaksinë synon të luftojë sëmundjet që shpesh shkatërrojnë kolonitë, të cilat janë jetike për pjalmimin.

Vaksina lufton një sëmundje bakteriale që është një kërcënim i madh për popullatat e bletëve.

Sëmundja, për të cilën aktualisht nuk ka kurë, zhvillohet nga bakteri Paenibacillus larvae, i cili mund të dobësojë dhe shkatërrojë kolonitë.

Në disa zona të SHBA-së, sëmundja ka prekur një në katër koshere. Bletarët detyrohen të çmontojnë dhe djegin çdo koloni të infektuar dhe të përdorin antibiotikë për të kufizuar përhapjen.

Edhe pse sëmundja ka origjinën në SHBA, ajo tashmë gjendet në të gjithë botën. Vaksina është krijuar nga Dalan Animal Health, një kompani bioteknike me bazë në SHBA.

Trajtimi pionier është miratuar për përdorim nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë. Vaksina ka një licencë të kushtëzuar, e cila fillimisht do të jetë e disponueshme për bletarët komercialë.

Vaksina funksionon duke integruar disa nga bakteret e ndotura në peltet mbretërore. Më pas, kjo substancë i jepet mbretëreshës nga bletët punëtore.

Mbretëresha thith bakteret dhe një pjesë e vaksinës transmetohet në vezore. Larvat e bletëve në rritje më pas zhvillojnë imunitet. Hulumtimi nga Dalan arriti në përfundimin se kjo procedurë do të ulë shkallën e vdekshmërisë nga sëmundja.

Dalan shpreson se trajtimi novator do të nxisë zhvillimin e vaksinave për sëmundje të tjera që prekin bletët. Bletët janë qendrore në sistemin e pjalmimit në SHBA. Kosheret shpesh transportohen në të gjithë vendin për të ndihmuar kultivimin e prodhimeve nga bajamet deri te boronicat.

*Tibo News