Vaksina e parë kundër kancerit mund të jetë gati në fund të 2022

Shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit, e cila do të personalizohet për pacientët. Ilaçi i ri do të përdoret për të trajtuar pacientët me melanoma me rrezik të lartë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.Vaksina mund të parandalojë mijëra vdekje çdo vit.

Prodhuesit kanë thënë se rezultatet e provës, e cila do të përcaktojë nëse ndalon rikthimin e kancerit, priten deri në fund të vitit.