
Vajza e Steve Jobs ironizon iPhone 14
Që prej fillimit të daljes në treg, produktet e Apple, gëzojnë shumë përdorues e adhurues. Kohëve të fundit duket sikur ka filluar të haset një mosbesim në këto produkte. Pjesë e këtij grupi mesa duket është bashkuar edhe vajza e bashkëthemeluesit, tashmë të ndjerë, Steve Jobs. Eve Jobs “e ka tallur” iPhone 14 dhe inovacionin që kompania tregon.
Ajo shpërndau në rrjetin e saj social një meme virale, ku shihej një burrë që pozon me një këmishë identike me atë që ka veshur.
“Unë po përmirësohem nga iPhone 13 në iPhone 14 pas njoftimit të Apple,” shkruhet mbi foto.
Pas vdekjes së Steve Jobs dhe së fundi largimit të drejtorit kreativ të Apple, i cili ishte mik i ngushtë me Steve, Jony Ive, kritika të shumta kanë vërshuar dhe treguar se iPhone është i ngjashëm me $do pajisje tjetër Apple.