Vajza e Kanye West, po punon albumin e saj?

North West, fëmija i madh i Kim Kardashian dhe Kanye West, ka njoftuar se është duke punuar në albumin e saj debutues, Elementary School Dropout.

10 vjeçarja ka ndezur polemika me emrin e projektit të ardhshëm – pasi disa fansa po spekulojnë se North po ndjek hapat e babait të saj të famshëm dhe po braktis shkollën kundër dëshirës së nënës së saj.

North bëri një paraqitje të rrallë në albumin e Kanye’s Vultures 2, në Phoenix, Arizona të dielën.

Ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me Kanye, i cili e kishte fytyrën të fshehur nën një maskë dhe shfrytëzoi rastin për të shpallur ambiciet e saj muzikore.

“Unë kam qenë duke punuar për një album…” – tha North, duke shkaktuar një shpërthim brohoritjesh dhe duartrokitjesh nga publiku.

Në vazhdim, ajo zbuloi se koleksioni i ardhshëm titullohet Elementary School Dropout, përpara se të dilte nga skena me duartrokitje të bujshme.

Shumë tani po spekulojnë se Kanye e ka inkurajuar vajzën e tij më të madhe të lërë shkollën dhe të fillojë të bëjë muzikë, prej nga vjen emri i albumit të saj të ri.