Ushqimi që ndihmon në gjumin e qetë

Gjalpi i kikirikut është një nga ushqimet më të shijshme dhe me vlera ushqyese njëkohësisht, megjithatë sasia që përdorim duhet të jetë e kontrolluar, për shkak të yndyrnave që përmban.

Përveç vlerave të shkëlqyera ushqyese, gjalpi i kikirikut ka edhe përfitime të tjera të rëndësishme për trupin tuaj, të cilat ka mundësi të mos i keni dëgjuar.

Një nga përfitimet e këtij lloj produkti është edhe përmirësimi i gjumit.

 

Kjo për shkak se nga të cilët prodhohen, kanë një substancë të quajtur triptofan, një aminoacid që gjendet edhe tek gjelat e detit dhe i cili shndërrohet nga trupi juaj në melatoninë dhe serotoninë.

Melatonina është një substancë që gjendet në shumë suplemente dietike që ndihmojnë me gjumin, kështu që para se të flini, mund të hani një lugë gjalpë kikiriku me bukë për darkë dhe ta lini të bëjë magjinë e saj.

Për rezultate më të mira, preferohet gjalp  kikiriku tradicional, pa përbërës të tjerë sintetikë, si dhe bukë integrale dhe reçel pa sheqer për ta kombinuar në darkë.

 

Gjithashtu, një arsye tjetër shumë e rëndësishme për të përfshirë gjalpin e kikirikut në dietën tuaj të përditshme, është se proteina që përmban, ndihmon në riparimin e muskujve, duke i bërë ata më të fortë dhe duke vështirësuar dëmtimin e tyre.