
Ushqimet që ndikojnë në rritjen e fëmijëve
Prindërit në të gjithë botën mundohen të ushqejnë fëmijët e tyre në mënyrë sa më të shëndetshme, megjithatë ka faktorë të tjerë që ndikojnë në gjatësinë e një individi. Këtu bën pjesë aktiviteti fizik, mënyra e ushqyerjes si dhe përkujdesje të tjera.
Një ushqim që ndikon te gjatësia e fëmijës janë vezët. E bardha e vezës përmban 100% proteina që ndihmon në rritjen e kockave. Gjithashtu përmbajnë vitaminën B12.
Edhe produktet e qumështit si kosi, djathi e qumështi janë pjesë e produkteve kryesore që ndikojnë dhe kanë kontribut në këtë pjesë. Kjo vjen si shkak i vitaminave që përmbajnë, pra A, B, D dhe E, vitamina kyçe për rritje të shëndetshme.
Edhe produktet e detit kanë rol të rëndësishëm në rritjen e një fëmije. Peshqit si salmoni, sardelet apo skumbri janë të pasur me vitamina D, siç e përmendëm më lart kjo vitaminë bën pjesë në grupin e vitaminave kyçe për rritjen.
Mishi i pulës gjithashtu ndikon në rritjen dhe zhvillimin e muskujve, ndaj duhet t’i shtohet “regjimit ushqimor” të fëmijës.