
Ushqimet që ju ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj mendor
Një nga arsyet e shqetësimeve të stomakut vijnë nga stresi apo ankthi.
Për të pasur një mirëqenie mendore dhe njëkohësisht fizike duhet pasur kujdes me ushqimin.
Disa nga ushqimet që e kanë këtë efekt, i keni të renditura më poshtë.
- Avokadoja
Vitamina K ndikon pozitivisht në memorien tënde. Gjithashtu, ngjyra e avokados qetëson mendjen.
- Spinaqi
Acidi folik lufton drepresionin, pagjumësinë, madje është edhe një faktor reduktues i demencës tek të rriturit.
- Çokollata e zezë
Ndikon në reduktimin e stresit, si dhe është një ndër faktorët që nxit lumturinë.
- Kosi
Një burim shumë i shëndetshëm i probiotikëve, të cilat ndikojnë edhe në përmirësimin e sistemit imunitar.
- Bajamet
Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikojnë në largimin e stresit.
- Bananja
Ul kolesterolin, redukton fryrjen dhe të ngre humorin.
- Salmoni
I pasur me Omega-3 dhe vitaminë D, salmoni ëshë një luftues natyral i depresionit.