
Ushqimet e duhura për një mëngjes të shëndetshëm
Besoj se tashmë e keni mësuar që vakti i mëngjesit është shumë i rëndësishëm për ta nisur ditën sa më shëndetshëm. Por edhe më e rëndësishme është të konsumoni ushqimet e duhura, që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur deri sa të vijë ora e vaktit të drekës. Provoni të hani një nga këto ushqime për mëngjes që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur gjatë.
Vezët
Një studim nga Gazeta e Brendshme e Obezitetit zbuloi se njerëzit që konsumonin dy vezë në mëngjes ndiheshin më të ngopur dhe të kënaqur. Ata gjithashtu konsumonin më pak ushqim gjatë drekës.
Bollguri
Një studim nga International Journal of Food Science and Nutrition zbuloi se ngrënia e një mëngjesi të plotë me karbohidrate komplekse në mëngjes mund të ndihmojë në ndjesinë e ngopjes.
Bukë e thekur me fara
Bashkimi i një proteine të tillë si vezët ose avokadoja, me bukë me fara, ju ndihmon të ndiheni të ngopur.
Avokado
Yndyrnat dhe fibrat e shëndetshme tek avokadoja janë një bashkim i fuqishëm kur bëhet fjalë për ndjesinë e ngopjes.
Tibo News*