
Urbani i Unazës përplaset me disa makina në Tiranë, ka të lënduar
Një aksident raportohet të ketë ndodhur para disa minutash në Tiranë pranë Shallvareve. Një autobus i linjës së Unazës së vogël është përplasur me disa makina, e për pasojë dhjetëra janë plagosur.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.
Aktualisht policia rrugore është në vendngjarje ndërkohë që ka mbërritur edhe ambulanca.
Disa prej të lënduarve lehtë, janë ulur pranë bordurave, për t’u qetësuar.
Pritet që policia të zbardhë ngjarjen.
*Tibo News