Ura mbi lumin Bunë, Rama nuk kursen batutat me kryeministrin e Malit të Zi

Shqipëria dhe Mali i Zi bëhen bashkë për ndërtimin e urës mbi Lumin Bunë, që do të çojë distancën mes Ulqinit dhe Velipojës në 300 metra.

Gjatë konferencës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Rama foli për projektin, ku theksoi se projekti i ndërtimit, do të vihet në zbatim me shpenzimet e Malit të Zi. Nuk kurseu batutat kur tha se Mali i Zi ka rrogat më të larta se vendi ynë dhe se nuk shkon që ta paguajë Shqipëria ndërtimin e urës.

“Ndërtimi i urës mbi Bunë do ta kthejë distancës mes dy vendeve në 300 metra. Kjo është një marrëveshje jetësimi mbi projektin e zbatimit realizuar nga FSHZH. Projektin e kemi realizuar me fonde tona, tani me fonde të përbashkëta do bëjmë dhe urën se siç i thash dhe Dritanit. Këtu në Mal të Zi i keni rrogat më të larta, dhe nuk shkon t’ua paguaj Shqipëria dhe urën”, deklaroi kryeministri Rama.

*Tibo News