Universiteti i Tiranës ‘rikthen’ doktoraturat pas 10 vitesh

Pas 10 vitesh mungesë, Universiteti i Tiranës ka hapur zyrtarisht doktoraturat.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, shprehet se vetëm në këtë fakultet janë 119 kuota të lira për aplikantët e ciklit te tretë.

Sipas Kules, punimet e doktorantëve do të jenë konkrete, sipas nevojave që ka ekonomia dhe shoqëria.

Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, ka përcaktuar një tarifë prej 450 mijë lekësh për këtë nivel studimesh, i cili zgjat nga 3-5 vjet.

Ministria e Arsimit i bllokoi doktoraturat në 2015 pasi konstatoi mungesa në kapacitetet pritëse, sa i përket infrastrukturës dhe stafit akademik.

*Tibo News