Unaza perfekte e fejesës sipas shenjës së horoskopit

Kohë më parë, një unazë fejese nuk zgjidhej për pamjen më shumë sesa çmimi i lartë, me përqindje diamanti e që kushtonte sa 5-fishi i rrogës mujore. Ishte romantike, por vitet e fundit akoma më romantike është bërë personalizimi i unazave për angazhime të tilla.

Tashmë një unazë është shumë e rëndësishme jo vetëm për nga shpenzimet por edhe personalizmi, me iniciale, bazuar tek gustot e partneres/partnerit dhe propozimi në ditë domethënëse.

Forma e unazës është tjetër gjë, por kur vjen puna tek guri, duhet menduar mirë. Disa duan rubin, të tjerë preferojnë diamant, por gurët e çmuar janë të shumllojshëm dhe zgjedhja bëhet më e vështirë. Megjithatë, për këtë mund të ndihmojë shenja e horoskopit. Preferenca tek forma, ngjyra dhe lloji i gurit sipas astrologëve lidhet me karakteristikat e çdo shenje.

Dashi: Diamant

Dashi mund të zgjedhë çdo ngjyrë diamanti që dëshiron, qoftë i pastër, i verdhë apo ngjyrë më e rrallë si rozë.  Dashi preferon një unazë diamanti me prerje princeshe për t’u dalluar nga turma.

Demi: Smeraldi/ Emerald

Smeraldi është guri blu-jeshile në jeshile të pastër. Toni nuk është i errët, duke e bërë atë zgjedhje perfektë për një shenjë toke. Për demin ka rëndësi që unaza të përputhet me dëshirën për ekstravagancë.

Binjakët: Perla dhe diamant

Për t’iu përshtatur gurit të lindjes së kësaj shenje ajri, Binjakët duhet të zgjedhin një unazë të imët me perla dhe diamant për një stil elegant dhe luksoz që të përputhet me personalitetin e tyre simpatik.

Gaforrja: Rubin 

Gaforret  zgjedhin një unazë të mrekullueshme diamanti dhe rubin për t’iu përshtatur personalitetit të tyre të ndjeshëm.

Luani: Guri i diellit

Egjiptianët e lashtë e quanin  “guri i diellit”: peridot. Kjo për shkak se drita e verdhë në jeshile errët reflektohet në mënyrë mahnitëse.  Luanët duhet të përputhen me personalitetin e tyre krijues dhe energjik me një unazë të bukur diamanti peridot me gurë anash në formën e dardhës.

Virgjëresha: Safir

Padyshim është një nga gurët e çmuar më të famshëm në botë.  Virgjëresha ‘e përulur’ duhet të zgjedhë një unazë të bukur prej safiri e ndërthurur me gur të bardhë për të përmbledhur gjithçka që përfaqëson kjo shenjë e tokës.

Peshorja: Opal 

Një gur i bukur opal sjell të gjitha ngjyrat e ylberit, kjo është arsyeja pse Peshorja duhet t’i bashkojë këto ngjyra të mrekullueshme me një aureolë diamanti të stilit klasik për të krijuar unazën e përsosur.  Peshoret janë liderë natyralë dhe duan të përmirësojnë jetën e të gjithëve rreth tyre, kështu që kjo nuk mund të ishte një zgjedhje më e përsosur.

Akrepi: Topaz

Akrepi misterioz duhet të kanalizojë guximin, besnikërinë dhe pasionin e tyre në gurin e tyre të bukur të lindjes: topaz. Nuancat e blusë në këtë gur të lindjes së akrepit të verbojnë, sidmos në një unazë të punuar në perfeksion.

Shigjetari: Turquoise

Turquoise një mineral i errët. Vjen në nuanca të ndryshme të blu, jeshile, jeshile dhe e verdhë-jeshile. Për t’iu përshtatur gurëve të lindjes, Shigjetari i gjallë dhe filozofik mund të zgjedhë këtë gur me prerje pikë-loti.

Bricjapi: Garnet 

Është një gur i çmuar ose gjysmë i çmuar. Garnet-ët vijnë në shumë ngjyra të ndryshme, por një Bricjap ambicioz dhe kokëfortë duhet të zgjedhë një unazë të bukur me një aureolë mahnitëse.

Ujori: Amethyst

Për një pamje dramatike por magjepsëse, Ujori duhet të kanalizojë personalitetin optimist në një unazë ametiste, me një prerje në formë dardhe.

Peshqit: Aquamarine 

Një Peshk i dhembshur dhe i butë ka gurin e lindjes me ngjyrë të përsosur për t’u përshtatur me tiparet e shenjës së ujit.  Peshqit duhet të zgjedhin një gur të mrekullueshëm me ngjyrë akuamarine me një aureolë verbuese në një formë rrumbullake.

 

Megjithatë, mos harroni: Zgjidhni një unazë që partnerja/partneri ta pëlqejë shumë. Në fund të fundit, ata do e mbajnë atë unazë për pjesën tjetër të jetës.

*Tibo News.