
Ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Ballkanin Perëndimor do të diktojnë motin edhe në Shqipëri, duke sjellë në pjesën më të madhe të ditës vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Parashikohet që vranësira të pësojnë zhvillime të përkohëshme krysisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, duke sjellë në vendin tonë momente të pakta me pika shiu. Por do të ketë zona të izoluara në gjysmë Lindore të territorit, KU do të ketë rrebeshe të përkohëshme.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.