Ulja e inflacionit, ekspertët: Ka një rrezik rritja e re e normës së interesit

Inflacioni që nga fillimi i vitit ka ardhur me ngadalësim. Ulja e çmimeve të naftës si dhe mbiçmimi i lekut kanë dhënë efekte pozitive, por Banka e Shqipërisë paralajmëron për një tjetër rrezik për situatën e çmimeve. Tashmë presioni për mbajtjen e lartë të inflacionit mbi nivelin 3% po vjen nga faktorë të brendshëm, si rritja e pagave dhe kostove të prodhimit.

Ekspertët presin që banka e Shqipërisë të rrisë sërish normën e interesit.