Ulet tarifa e kufirit, biletat e fluturimit më të lira

Qeveria ka vendosur që të ulë nga 10 euro në 1 euro për pasagjerë taksën e kufirit. Duke shënuar kështu një ulje të çmimit të biletave të fluturimit. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe ajo e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë miratuar një vendim të përbashkët në datën 8 prill për uljen e kësaj tarife për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimet e fluturimeve, të cilat e vilnin taksën tek çmimi i biletës. Vendimi do të hy në fuqi për të gjithë aeroportet, Rinasin, Kukësin, dhe atë të Vlorës pasi të nis operimet.

Buxheti do të humbë të paktën 12 milionë euro nga ky vendim. Një vit më parë të ardhurat tatimore nga tarifa e kufirit ishin 11.8 milion euro, dhe 6.6 milion euro në vitin e pandemisë 2020. Humbje nga ky vendim do të ketë edhe koncesionari i Aeroportit të Tiranës, pasi vjel 2% të të ardhurave si agjent tatimor që mbledh tarifën.

Taksa e kufirit ishte e vendosur përpara 2 dekadash, po nëse në pikat kufitare tokësore dhe detare ajo u shfuqizua vite më parë, në aeroport kishte mbetur në fuqi.