
Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Në mbledhjen e radhës, kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me Bordine Transparencës kanë vendosur të ulin më tej çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet për 203 lekë për litër duke nisur nga dita e sotme e deri më 21 mars. Benzina do të shitet me 206 lekë/litër, ndërsa çmimi i gazit do të jetë i pandryshueshëm me 93 lekë/litri.
Ditën e hënë, bordi do të mblidhet sërish për të pasqyruar çmimet e reja për konsumatorët në varësi të ndryshimit të kostos së tij në tregjet ndërkombëtare.