Ulet niveli i borxhit publik

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri me dije se niveli i borxhit publik është ulur në 69.6%, në 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj u shpreh se ulja e nivelit të borxhit erdhi si rezultat i përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes.

Ibrahimaj nënvizoi se shqetësim kryesor mbetet rritja e çmimeve, teksa shtoi se inflacioni për muaji maj rezultoi në nivelin 6.7%.