Ulet lindshmëria tek adoleshentët në Shqipëri, ekspertët: diçka pozitive

Lindshmëria në adoleshencë ka ardhur në ulje në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024-2030, nga viti në vit lindshmëria është ulur me nga një pikë duke arritur në 12 lindje për çdo 1.000 vajza të grup-moshës 15-19 vjeç.

Numrin më të lartë të lindjeve në adoleshencë, Shqipëri e mban në vitin 2017, kur shënoi 16,3 foshnje të lindura për 1 mijë femra në popullatë.

EKspertët thonë se kjo është diçka pozitive, pasi lindja në moshën e adoleshencës shoqërohet me pasoja për shëndetin e vajzave, për shkak se mbart risk për anemi, për lindje para kohe, për shfaqjen e diabetit gjatë shtatzënisë, apo tensionit, gjë që ndikon për keq tek shëndeti i nënës por edhe tek shëndeti i bebit. Gjithashtu lindja nën moshën 20 vjeçare shoqërohet edhe me stress, depresion dhe ankth.

Ekspertët rekomandojnë lindje në moshën mbi 20 vjeç dhe nën moshën 35 vjeç.