
Ulet dëmshpërblimi nga sigurimi i pronës dhe shëndetit
Numri i kontratave për sigurim të makinës, pronës dhe shëndetit u rrit me 17% në 7 mujorin e parë të vitit. Kompanitë e sigurimeve mblodhën deri në korrik 11.9 mld lekë.
Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë më të prirur për të siguruar makinën, por rritja e çmimit të banesave dhe frika e dëmtimit të saj nga zjarret ka ndikuar pozitivisht në tregun e sigurimit të pronave. Nga ana tjetër sigurimi i jetës zë pjesën më të vogël të numrit të kontratave, rreth 16% të totalit.
Raporti tregon se dëmet e paguara në fushën e sigurimeve janë 13% më të ulëta. Pjesa më e madhe e dëmeve i përket sigurimit motorik me rreth 2,5 mld lekë, apo 68 të totalit të dëmeve të paguara bruto.